Arian Çani flet për Viola Spiron: Ata që përgojojnë…
Arrestimi i një trafikanti shqiptar të drogës, i cili thuhet se është i dashuri i moderatores shqiptare Viola Spiro, ka bërë që figura e kësaj të fundit të përflitet shumë në media sot.
Siç ka nga ata që e kritikojnë bukuroshen shqiptare ka edhe nga ata që i dalin hapur në mbrojtje.
Një prej tyre është edhe Arian Çani.
“Viola Spiro nuk e ka hedhur ndonjeherë në publik dashnorin e saj. Ndaj sot nuk ka prse te behet objekt i paragjykimeve mediatike. Violen e njoh pak por me eshte dukur nje prezantuese simpatike. Sot jam me Violen dhe jam kundë r atyre që e pergojojne”, shkruan Çani në Twitter.