Ariana Grande anulon koncertet e radhës pas sulmit në Manchester

Koncertet e Ariana Grandes në “O2 Arena” të Londrës, të parashikuara për t’u mbajtur të enjten dhe të premten, janë anuluar pas sulmit të përgjakshëm terrorist me bombë në Mançester. 22 persona, shumica prej tyre adoleshentë kanë mbetur të vrarë, 64 të tjerë janë lënduar kur një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer një bombë, teksa njerëzit largoheshin nga koncerti i Grandes në “Manchester Arena”. Turneu i koncerteve të këngëtares amerikane do të pezullohet deri më 5 qershor, thuhet në një njoftim nga Grande. Këngëtarja ka vendosur t’i anulojë disa koncerte për të nderuar viktimat e sulmit në Mançester.

SHKARKO APP