Ariana Grande kapet mat me të dashurin e ri (Video)

Pas ndarjes me Pete Davidson, Ariana Grande nuk ka pasur asnjë lidhje tjetër, të paktën publike. Këngëtarja e njohur dhe Pete u ndanë në tetor të vitit 2018.

Por kësaj periudhe i ka ardhur fundi, pasi këngëtarja dhe aktorja është kapur duke u puthur me një mashkull, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur. TMZ ka publikuar videon e Ariana-s në një bar në Kaliforni, ku ndodhej me një grup miqsh dhe me tw dashurin e ri.

Sipas dëshmitarëve që ndodheshin aty, ata qëndruan në bar për rreth 30 minuta dhe djali që ndodhej me Ariana-n nuk ishte një fytyrë e njohur për publikun.

SHKARKO APP