Ariana Grande nxjerr “të dashurin” dhe rikthehet në ekran me “Kidding”

Ariana Grande nuk ka qenë kurrë e mistershme. Aktori i saj i preferuar është  Jim Carrey dhe këhstu, kur zbuloi se do jetë krah tij për një rol të vogël në sezonin e dytë të “Kidding” u çmend nga lumturia.

Në rrjetet sociale ka publikuar një foto bardh e zi ku shfaqet bashkë me Jim, të përqafuar dhe të buzëqeshur: “Fiksoj celularin dhe nuk ka fjalë për të shprehur drejt këtë moment “, shkruan.

Ndërkohë, ka dalë kënga e saj më e re me titull  “Boyfriend” (I dashur).

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ishte eksperienca më e bukur e jetës sime, shkruan në Instagram Ariana, duke iu referuar pjesmarrjes së saj me Carrey-n. Nuk ka asgjë më të pabesueshme se ta gjesh veten duke punuar dhe duke kaluar kohë me dikë që e ke admiruar që para se të dije të flisje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por ajo që është edhe më e pabesueshme është të zbulosh se ai person është edhe më i veçantë, i sjellshëm dhe bujar nga sa mund ta imagjinoje”.

Por kjo nuk është e gjitha. Super ylli lëshon këngën e saj më të re me titull “Boyfriend” me video zyrtare dyshen e këngëtarëve, autorë dhe producentë të Los Angeles.

‘Social House’ e komentojnë kështu këngën: “Gjithnjë jemi argëtuar kur kemi punuar me Arianën, ndaj jemi shumë entuziastë që kjo këngë u publikua më në fund dhe që fansat tanë do mund ta dëgjojnë! Shpresojmë që të gjithë ta pëlqejnë njësoj si ne”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?