Ariana Grande zyrtarizon lidhjen në Instagram (FOTO)

Ariana Grande dhe i dashuri i saj, Dalton Gomez, po përpiqen ta mbajnë marrëdhënien larg vëmendjes mediatike, mirëpo këngëtarja nuk i rezistoi dot një postimi në Instagram. Ariana feston nesër ditëlindjen dhe me këtë rast, postoi një seri fotosh në Instagram ku shkruan “pothuajse 27”.

Në një prej tyre shfaqet me të dashurin, i cili është agjent i pasurive të patundshme. Lidhja e Ariana-s me Dalton u bë publike në fillim të majit, kur Grande publikoi bashkëpunimin me Justin Bieber, “Stuck with you”.

Në videoklip u shfaqën njerëz (të famshëm dhe të panjohur) teksa jetonin jetën “ngecur” brenda shtëpisë për shkak të karantinës, mes tyre edhe Dalton. Në fillim të videos, dukej Ariana që përqafonte dikë, fytyra e të cilit nuk dukej, ndërsa aty nga fundi, kërcenin bashkë.

https://www.instagram.com/p/CB4fr_Sl4IS/?utm_source=ig_embed

SHKARKO APP