Arilena Ara bën një ndryshim drastik
Me sa duket, viti 2018 i ka frymëzuar të gjitha femrat VIP në vendin tonë për të ndryshuar flokët e tyre.
Dhe nuk kanë qenë ndryshime të vogla, përkundrazi. Modeli dhe ngjyra e re që ata kanë zgjedhur i kanë ndryshuar shumë pamjen, por të gjitha duken akoma dhe më të bukura.
Sikurse bëri Jonida Maliqi e cila nga një zeshkane u shëndërrua në një brune, Luana Vjollca e cila i zgjati flokët e saj dhe i bëri një ngjyrë shumë të ëmbël, më pas Elhaida Dani e cila na surprizoi të gjithëve me ndryshimine saj, Xhensila Myrtezaj etj.
E tashmë një tjetër këngëtare ka hequr dorë nga look-u i saj. E kemi fjalën për Arilena Arën. Këngëtaren jemi mësuatr ta shohim gjithmonë si një brune të ëmbël, por ajo i ka dhënë fund kësaj pamje. Këngëtarja simpatike ka postuar një foto në Instagram ku duket se është shëndërruar në një bjonde. Ajo duket sërish shumë bukur edhe me këtë ngjyrë flokësh.