Arjan Konomi përlotet kur kujton ish-banoren e Big Brother: U përpoq, erdhi nga një realitet i zi
Arjan Konomi ishte një ndër të ftuarit në emisionin “Shiko Kush Luan”, mbrëmjen e djeshme, së bashku me të gjithë protagonistët e “Përputhen”.
Teksa në ekran u shfaq “Big Brother”, Arjani ndryshe nga fushat e tjera ndaloi dhe zgjodhi të fliste vetëm për një personazh si atë më të mirin ndër vite.
Zgjedhja e tij ishte e ndjera Adela Xhamani, e cila humbi jetën papritmas. Teksa fliste për Adelën, opinionisti i njohur ishte me sy në lot duke thënë se ajo ishte një personazh shumë i dashur për publikun shqiptar.
“Kjo është jeta dhe në jetë duhet të përpiqemi gjithmonë të luftojmë, kështu ishte Adela, u përpoq, erdhi nga një realitet i zi, i trishtuar, krijoi shumë polemika në televizion dhe çau pa e vrarë mendjen për atë që mendonte opinioni, për atë që u thonin njerëzit, arriti një karrierë në television, në gazetari, por fati i saj ishte ky. Ndaj duhet të kërkojmë të “luftojmë”, pasi jeta është e shkurtër”, u shpreh Konomi duke emocionuar të gjithë teksa e përfundoi kështu “Ia kisha borxh Adelës”.