Armela flet për përballjet jashtë Big Brother dhe lidhjen me Damianon

Pak ditë pasi u përjashtua nga Big Brother për shkak të dënimit të partnerit të saj, Damiano, Armela, në të parën intervistë televizive ka rrëfyer më shumë për ditët e para jashtë shtëpisë.

Nga studio e “Pasdite në Top Channel”, Armela tha se këto ditë për të kanë qenë shumë të ngjeshura për shkak të vëmendjes së madhe mediatike që mori forma e largimit të saj dhe Damianos.

Veҫ të tjerave, ajo rrëfeu se personi i cili e kishte përjetuar më shumë presionin mediatik ishte e ëma, së cilës iu desh edhe të sqaronte pozicionin e vërtetë të së bijës në mënyrë që të shmangeshin për të paragjykimet e publikut, por nuk ia ka dalë dot.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ka pasur shumë shpifje… kemi një imagjinatë të jashtëzakonshme”,-tha ish-banorja e Big Brother duke iu referuar shkrimeve të ditëve të fundit të mediave duke theksuar se sidomos për punën e saj si modele ka pasur shumë abuzime.

Swiss Digital Mobile Reklama

Armela ka folur edhe për lidhjen me Damianon, e cila, në pamje të parë u duk se ishte konfuze. Lidhja mes tyre nuk ka përfunduar me pjesëmarrjen në Big Brother, tregon Armela, edhe pse bie ndesh me fjalët që tha vetë të shtunën e spektaklit “nuk jam e dashuruar me Damianon”.

Armela tha se lidhja me Damianon vijon, por e nisur nga pika zero. “Sot jemi bashkë. Jemi në lidhje. E kemi nisur lidhjen nga zero. Për shkak të angazhimeve të ndryshme nuk po qëndrojmë aq sa do të donim bashkë, por jemi në lidhje”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?