Armina Mevlani feston ditëlindjen, shihni dhuratën që i ka bërë Shkëlzeni (Foto)
Armina Mevlani është një nga blogeret më të njohura në Shqipëri. Gjithashtu ajo është dhe mjaft e komentuar në media edhe për lidhjen e saj me djalin e ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzenin.
Është përfolur gjatë se çifti i njohur janë duke përgatitur dasmën e tyre dhe sipas Arminës ajo do të realizohet vitin tjetër,por ende nuk kanë një datë fikse.
Sot është një ditë shumë e veçantë për të. Armina feston sot ditëlindjen e saj dhe ka ndarë në instastory disa video dhe momentet nga ditëlindjet e kaluara.
Gjithashtu ajo ka postuar në profilin e saj një buqetë të madhe me lule, të cilat janë vendosur në formën e zemrës. “Lulet e mija të preferuara nga zemra ime, Ndihem shumë e vlerësuar “, ka shkruar Armina .
KOHA JONË SONDAZH




