Armina Mevlani pozitive me Covid-19, tregon si po e kalon

Armina Mevlanin e ka zënë viti i ri të infektuar me Covid-19 për herë të parë dhe këtë detaj e bëri publik në Instagram ku ka treguar edhe detajet e këtyre ditëve.

Mes fotosh dhe videosh ajo u ka dhënë këshilla ndjekësve se si duhet ta kalojnë këtë periudhë dhe se çfarë po bën ajo specifikisht.

“Unë nuk e kisha kaluar ndonjëherë Covid-in në gjithë këtë pandemi, pavarësisht se jam takuar me njerëz pozitivë, me familjarë, kam udhëtuar shumë, por çuditërisht e mora tani. Simptomat e mia kanë qenë, ditën e parë kisha shumë temperaturë 39, gjatë natës 38 e gjatë ditës 37. Dhimbjet e trupit më bezdisin më shumë. Me energjinë nuk jam keq. Kjo është situata dita e 6, po pi shumë vitamina, aspirinë. Nuk ja kam ngjitur askujt”,- tha ajo.

Më tej tregoi që për të ndihmuar trupin të marrë veten dhe për te qetësuar dhimbjet e kockave po bën banjë me kripëra minerale që relaksojnë muskujt.

SHKARKO APP