Armina rrëfen detajet e dasmës me Shkëlzenin
Pyetja se kur do të bëhet dasma e Armina Mevlanit me Shkëlzen Berishën, mbush gjithmonë portalet rozë.
E ftuar sot në ”Pasdite me Rudinën”, Armina tregoi se si Shkëlzeni e shoqëron në aktivitetet e saj, dhe i jep suport. E pyetur për dasmën se kur do jetë dhe si, ajo tregoi disa detaje të pathëna më parë.
“Kemi filluar ta planifikojmë, ku dhe si do të jetë.I kemi shkruar idete tona në një letër dhe presim ta bëjmë pas një viti, ose dhe pak më vonë. Përpara kemi menduar një festë familjare, me shpejt, për miqtë dhe familjet tona, duke qenë se ata kanë shumë dëshirë. Akoma nuk kemi ndarë një datë, por është në planin tonë tani afër”-tregoi Armina.