Armiqësi hollivudiane/ Angelina Jolie nuk e duron dot Amal Clooney. Motivi është…
Angelina Jolie dhe bashkëshortja e aktorit të njohur, George Clooney, Amal urrejnë njëra-tjetrën. Të paktën kështu shkruan e përditshmja britanike The Sun.
Sipas saj antipatia midis dy vajzave sa vjen dhe rritet ose më saktë është aktorja amerikane e cila nuk e duron dot Amal Clooney. Arsyeja? Sipas prestigjiozes britanike janë dy: E para është një nga arsyet më klasike në Hollywood-it pra zilia dhe dëshira për të qenë gjithmonë në faqet e para të revistave.
Angelina Jolie përveç se është një aktore e famshme, është bërë e njohur dhe për angazhimet e saj sociale dhe bamirëse. Së fundmi edhe bashkëshortja e aktorit të njohur, Amal merret me çështje të tilla dhe rrezikon t’i marrë këtë titull.
Zonja Clooney është dhe shumë aktive në çështjet politike, ku ka shpallur hapur qëndrimin e saj kundër presidentit Trump. Ajo ka dhuruar 100 mijë dollarë një organizatë jofitimprurëse që ndihmon fëmijët e ndarë nga prindërit në kufirin me Meksikën. Por nuk është vetëm kjo arsyeja që Angelina urren Amal.
Tjetër arsye është ndarja e aktores nga Brad Pitt. Ky fundit ka një shoqëri shumë të mirë më George Clooney. Që prej ndarjes Angelina i ka vënë gjithmonë fëmijët kundër Brad, gjë që nuk i ka pëlqyer aspak çiftit Clooney.
Amal e ka cilësuar publikisht një “çmenduri” atë që aktorja amerikane bën kundrejt ish-bashkëshortit të saj. Kanë qenë këto fjalë që kanë acaruar në maksimum Angelina-n e cila ka premtuar se do të hakmerret. Dhe “lufta” e ftohtë midis të dyjave vazhdon.
KOHA JONË SONDAZH

