Arrestimi i Henri Çilit, e përfshirë edhe vajza e Eli Farës. Cili ishte roli i Marinës

Detaje dhe emra të rinj janë zbuluar nga operacioni “Mezhgorani”, nga i cili u arrestua edhe botuesi Henri Çili bashkë me 27 persona të tjerë. Burime bëjnë me dije se listën e të përfshirëve në dosje është edhe emri i Marina Farës, vajza e këngëtares Eli Fara.

Nga përgjimet që Prokuroria ka bërë gjatë hetimeve, rezulton se Marina ka pasur kontakte të shpeshta telefonike me njërin nga të ndaluarit, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur. Për shkak të telefonatave, Policia ka ushtruar kontrolle edhe në banesën e saj në Tiranë për të kërkuar për prova që mund ta implikonin në dosje por Marina ka qënë e pastër.  Për shkak të mospërfshirjes së saj, Prokuroria e Përmetit ka kërkuar për Farën vetëm masën “detyrim paraqitje”, ndërkohë ende pritet vendimi që Gjykata do të japë për të.

/Dosja.al

SHKARKO APP