Arrestohen 16 persona për grabitjen e Kim Kardashian

Autoritetet franceze kanë arrestuar 16 persona  si të dyshuar për grabitjen që iu bë Kim Kardashian në Paris, pasi në bizhuteritë e vjedhura u gjetën gjurmë ADN-je.

36-vjeçares i grabitën bizhuteri me vlerë rreth 9 milionë euro nga 5 burra të maskuar të cilët e lidhën dhe i vunë armën në kokë në apartamentin e saj në datën 3 tetor në orën 3 të mëngjesit.

Atentatorët, të maskuar si oficerë policie, kishin ikur nga skena e ngjarjes më këmbë dhe me biçikleta.

Kim ndodhej në kryeqytetin francez për javën e modës në Paris, bashkë me të ëmën, Kris Jenner dhe motrën e saj, Kendall Jenner.

SHKARKO APP