Arrestohen personat që rrahën reperin shqiptar në mes të Prishtinës, ja kush janë ata…!
Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka arrestuar katër persona për sulm ndaj reperit nga Gjilani, Fero.
Arjanit Sjarina, reperi që dyshohet se rrahu Feron mbrëmjen e së hënës së bashku me disa shokë të tij janë arrestuar sot nga policia.
Të dyshuarit D.D. (1999), A.S. (1997), R.Y. (1998) dhe L.U. (1998) janë arrestuar dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt pasi janë marrë në pyetje.
“Janë arrestuar katër persona për rastin lëndim trupor, që ka ndodhur me datën 20 mars 2018, në lagjen Veternik në Prishtinë. Personat e dyshuar pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Policia ka arritur që nga të arrestuarit të konfiskojë një shkrepse në formë të armës”, ka thënë Flora Ahmeti zëdhënëse për rajonin e Prishtinës në Policinë e Kosovës.
Insajderi kishe publikuar të mërkurën një video, ku Fero ishte sulmuar fizikisht nga katër persona në një parking të një qendre tregtare.
Fero është subjekt konstant i sulmeve nga reperë të ndryshëm, pasi edhe ai nuk heziton që të konfrontohet me ta qoftë nëpër këngë, qoftë edhe fizikisht.
Reperi i ri që është pjesë e On Records mohoi të jetë rrahur “shumë” në një video, ku në prapavijë shihet menaxheri i tij, Met Elshani, i cili nuk ishte i pranishëm në momentin e sulmit.
Fero besohet, se i është kthyer punës në studio dhe ai ka deklaruar, se do të duhet një bombë nukleare për ta ndalur.