Arrestohet dhe dërgohet në psikiatri Princ Vali Korleone

Policia e Kosovës e ka konfirmuar arrestimin e Princ Vali Corleones.

Ismet Hashani zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjilanit, thotë se pas një mosmarrëveshje me prindërit e tij, Vali Corleone është arrestuar nga policia e Kosovës.

“Po mund ta konfirmoj se ai është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë”. Ka thënë Hashani.

Sipas tij ende nuk dihet motivi që çoi atë deri tek problemi me prindërit.

Sipas policisë Vali fillimisht është dërguar në psikiatri pasi ka qenë shumë agresiv në momentin e arrestimit, e më pas është dërguan në paraburgim.

Media nga burime të sigurta pranë familjes së Valit dhe policisë, ka mësuar se dy prindërit e Valit, R.S. dhe H.S., e kanë lajmëruar atë në polici për ngacmim dhe kanosje.

Mësohet se Vali një kohë ka bashkëjetuar me prindërit e tij e pastaj i ka përzënë nga shtëpia.

Sipas informatave, policia ka shkuar në shtëpinë e Valit për ta shoqëruar për në stacion për një bisedë, mirëpo në këtë moment Vali është bërë agresiv ndaj policëve, duke refuzuar të shkojë në stacion e duke i kërcënuar policët

SHKARKO APP