Arrestohet kunata e princeshës, sulmoi të fejuarin

Kunata e ardhshme e princeshës Meghan Markle është arrestuar, pasi dyshohet se ka sulmuar të fejuarin e saj. Darlene Blount kaloi një ditë në burg pas incidentit që përfshiu Tom Markle Jr. Thuhet se policia është telefonuar nga shtëpia e çiftit në Shtetet e Bashkuara të Oregonit ku u arrestua gruaja për sulm të shkallës së katërt. Që prej natës së Vitit të Ri, ajo qëndroi 32 orë në burg dhe u lirua. Dihet se motra e Tom është e fejuara e princit Harry, e cila do bëhet bashkëshortja e tij në Kështjellën Windsor në maj të këtij viti. Ndërkohë, Tom është arrestuar në janar të 2017 për armëmbajtje pa leje dhe pasi i jepte makinës në gjendje të dehur.

SHKARKO APP