Arrestohet prezantuesi i “Britan’s got talent”

Prezantuesi televiziv, Ant McPartlin është arrestuar për “dhënie të makinës në gjendje të dehur” pas një aksidenti që përfshiu tre makina në Londrën perëndimore, shkruan BBC. Policia tha se u thirrën për të vajtur në vendngjarje të dielën në orën 15:59. Ambulanca dhe zjarrfikësit ishin të pranishëm gjithashtu dhe disa njerëz morën shërbimin mjekësor për dëmtime të lehta. Policia tha se një 42 vjeçar u arrestua në vendngjarje, pasi rezultoi pozitiv në testin e alkoolit. Ai u shoqërua për në komisariatin e Londrës jugore për t’u marrë në pyetje. Një fëmijë që ishte pasagjer në një nga makinat e përfshira u dërgua në spital për një kontroll më të detajuar. Ant McPartlin ka drejtuar disa shfaqje televizive me Declan Donnelly, duke përfshirë shfaqje me famë si, “Britain’s Got Talent”, “I’m A Celebrity” dhe “Ant and Dec’s Saturday Night Takeaway”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?