”Arrogante dhe indiferente”, Kiara i kërkon Luizit të dalin nga Big-u. Këngëtari: S’më ka lezet kjo shtëpi pa të

Në Prime, Kiara u kritikua nga opinionisti Arbër Hajdari për indiferencën që tregoi ndaj Luizit, kur ai nuk ndihej mirë. Kiara u mundua të shpjegohej, por kuptoi se kishte vepruar gabim kur publiku duartrokiste vazhdimisht fjalët e Arbrit. Ai e quajti edhe arrogante.

Situata e vështirë vazhdoi edhe pas spektaklit, kur gjatë darkës, Olta i vuri në pah sesi Luizi gjatë një debati në Prime ka shtyrë Kiarën duke i kërkuar të mos flasë. Ndaj Kiara i tha Luizit:”Hajde dalim atëherë”.

Kurse këngëtari, gjatë një diskutimi me banorët, tha se ”S’më ka lezet kjo shtëpi pa Kiarën. Po doli ajo, dal dhe unë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?