Arsyeja pse Meghan Markle prek kaq shumë flokët në publik

Fansat e Meghan Markle kanë vënë re se aktorja amerikane ka një zakon, prek shumë flokët e saj. Pavarësisht viteve të përvojës në tapetin e kuq,ish ylli i Suits, 36 vjeç është vënë re shpesh, duke ngritur dorën në fytyrë dhe duke prekur flokët e saj gjatë paraqitjeve publike me Princin Harry. Por a ka ndonjë rëndësi për gjestin? Një ekspert i gjuhës trupore sigurisht mendon kështu. Elizabeth Kuhnke, një trajnere e ndikimit pozitiv dhe autore e “Language Body: Mësoni si t’i lexoni të tjerët dhe të komunikoni me besim”, pohon se është një mekanizëm për të përballuar presionet për të qenë në nivelet mbretërore. Ajo tha për “Femail”: “Është një gjest qetësues fizik dhe psikologjik kur ndihesh i stresuar, i pakëndshëm ose bie shumë në sy. Është versioni i rritur i një fëmije që shtrëngon lodrën e preferuar, skajin e nënës ose dorën e babait kur ndihet i shqetësuar dhe nuk di se çfarë të bëjë apo të thotë”. Me sa duket ky është fakti që Meghan e bën aq shpesh në publik me të fejuarin e saj, ky është gjesti i saj mbrojtës.”Kur ndihet nervoze , duke ditur se miliona njerëz janë duke e shikuar dhe gjykuar, prekja e kokës dhe e flokëve një tregues i gjendjes psikologjike të nevojës për të mbrojtur veten”, shpjegoi ajo. “Çdo lëvizje, gjest dhe zgjedhje e veshjeve po shqyrtohet”, tha Elizabeth. “Ajo nuk përfaqëson më veten si aktore, ajo gjykohet për përshtatshmërinë e saj si anëtare e familjes mbretërore”.

SHKARKO APP