Arsyeja pse pas divorcit, Lady Diana nuk vishej me Chanel
Pas divorcit me princin Charles, Lady Diana, një nga ikonat e stilit më me ndikim në shekullin XX, u pa të vishej me marka si Christian Dior, Versace apo Jimmy Choo, por për një periudhë të caktuar shmangu veshjet e Chanel.
Sipas stilistit Jayson Brundson, i cili foli për Harper’s Bazaar (via Marie Claire) për punën e tij me Diana-n në vitin 1996, ajo e shmangu Chanel për shkak të logos ikonë të markës, që përbëhet nga dy C.
“Pasi [Joh Bailey] i përfundoi së rregulluari flokët, ajo po përgatitej për një vizitë në spital [në Australi] dhe kishte zgjedhur një kostum Versace. Doli duke mbajtur në krahë këpucë dhe çanta dhe thjesht i hodhi në shtrat. Më tha: ”Çfarë mendon?”. Unë pashë vërdallë dhe gjeta një palë këpucë Chanel dhe i thashë, ”Epo këto do të dukeshin shkëlqyeshëm me Versace”. Ajo më tha ”Jo nuk mund t’i vesh, kanë logon e Chanel”.
Brundson shton se e pyeti për arsyen e një vendimi të tillë dhe Lady Diana iu përgjigj: “S’mund ta mbaj veshur logon me dy C. Është Camilla dhe Charles”. “Ishte koha pas divorcit. Ajo i lidhte dy C-të me Charles dhe Camilla”.
Lady Diana u ndaj nga princi Charles në vitin 1992 kur mësoi për lidhjen e tij me Camilla Parker Bowles, aktualisht bashkëshortja e tij. Divorci u finalizua në 1996.