Arsyet që Markle nuk mund të bëhet princeshë e Britanisë

Pallati Buckingham konfirmoi lajmin e lumtur se Princi Harry dhe Meghan Markle janë fejuar, por kush është ajo dhe pse kurrë nuk do të bëhet princeshë. Pas disa muajsh pritjeje, lajmi i lumtur u konfirmua zyrtarisht. Princi Harry dhe Meghan Markle janë fejuar dhe dasma është planifikuar në maj të vitit 2018. U lind në Los Anxhelos si fëmijë i Doris Radlan dhe Tom Markle. Prindërit e saj u shkurorëzuan kur Meghan ishte vetëm dy vjeç, por për shkak të saj, ata qëndruan në marrëdhënie të mira. Meghan filloi karrierën e saj aktive në vitin 2003, por u bë e famshme vetëm vite më vonë në serialin amerikan “Suits”. Disa pjesë të serisë si ato me skena seksuale dyshohet se nuk i pëlqyen anëtarëve të familjes mbretërore. Meghan e bukur nuk i përshtatet idesë britanike të një gruaje ideale, pasi ajo është një aktore, por edhe për shkakun se ka qenë një herë e martuar. Për shkak të angazhimit të saj me princin, ajo është detyruar të heqë dorë nga shumë gjëra. Por, megjithatë, ajo kurrë nuk do të bëhet princeshë, sepse ky nder është i rezervuar për gratë e lindura në familje mbretërore. Ky titull do t’u përkasë vetëm fëmijëve të Meghan dhe Harry. Megjithatë, për Meghan, një pengesë e mundshme për statusin e një princeshë mund të jetë divorci i saj.

SHKARKO APP