Arti në zi/ Koronavirusi i merr jetën babait të muzikës moderne

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën dhe po na lë pas shumë viktima. Si pasojë e koronavirusit ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare babai i muzikës moderne në Somali, Ahmed Ismail Hussein Hudeidi.

91- vjeçari vdiq në Londër për shkak të koronavirus. Miq të instrumentistit dhe këngëtarit somalez, në kujtim të tij shprehen se sa herë që Hudeidi luante oud-ën e tij (instrument i ngjashëm me harpat moderne) ishte e pamundur të qëndroje pa lëvizur. Muzika e tij dukej sikur posedonte qënien e çdokujt, ndërsa të përplasura duarsh, lëvizje të trupit e kërcitje të gishtave bashkëshoqëronin ato tinguj të bukur muzikor.

Të njohurit e tij shprehen se kishte më tepër tek Hudeidi sesa të qenurit “mbreti i oud-ës”. Ai ishte mbi të gjitha një person i ngrohtë, bujar, i përulur, tip karizmatik dhe plotë me jetë po ashtu.

Hudeidi lindi në qytetin portual Berbera të Somalisë në vitin 1928 dhe u rrit në Gjirin e Adenit në Jemen. Që në moshë të re ishte i tërhequr nga muzika.

“Sa herë që shihja bandën e policisë që luante bateri, unë do të vrapoja pas tyre, duke imagjinuar sikur po i rrahja unë ato instrumente. Rrëmbehesha nga momenti duke humbur sensin e kohës derisa një anëtar i familjes vinte t’më kërkonte që t’më merrte në shtëpi”, tha një herë ai teksa tregonte për jetën e tij.

Kur Hudeidi ishte 14 vjeç, babai i tij e çoi në një aheng në Aden. Po luhej një ud dhe Hudeidi ra menjëherë në dashuri me këtë instrument. Ai e përshkroi dashurinë e tij për instrumentin prej druri të rrumbullakosur si një sëmundje, saqë kur e pa një, ai thjesht donte ta merrte atë dhe të luante.

SHKARKO APP