Artiola Toska, ja çfarë më ktheu pranë publikut
Këngëtarja e njohur Artiola Toska është kthyer afër publikut në Shqipëri dhe këndon në lokale. E ftuar në emsionin ‘Ditë e Re’ të transmetuar në Ora News këngëtarja u shpreh sa këndonte më shumë në koncerte jashtë Shqipërisë.
“Për disa vite jam larguar sepse kam pasur shumë koncerte jashtë dhe më tepër u tërhoqa, filloi në Shqipëri trendi i muzkës R&B, këngëtarët kosovarë, muzika Rep.”
Artiola tha se është afruar me publikun në Shqipëri dhe këndon në klube për shkak se rinia shqiptare tani dëshiron këngët popullore.
“Kohët e fundit, ka rreth 1-2 vite që është kthyer shija tek muzika popullore. Por ajo çfarë më pëlqen është se rinia shqiptare, mosha 20 vjeçare kërkon këngë të vjetra popullore dhe në pube.”
Ajo është shprehur se ka qenë më afër publikut shqiptar që jeton jashtë kufijve se sa në Shqipëri.