Artistit shqiptar i bëjnë gjëmën gjatë natës, e gjen makinën shkrumb e hi
Persona ende të paidentifikuar i kanë vënë flakën makinës së stilistit të njohur shqiptar, Armend Ramadani.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Shkupit, në orët e hershme të mëngjesit, e më saktësisht pas orës 03.00.
Kanë qenë fqinjët që e kanë lajmëruar Ramadanin mbi djegien e veturës të tipit Opel Jeep Antara, e cila është djegur tërësisht.
Kjo nuk është hera e parë që persona të panjohur tentojnë të dëmtojnë Ramadanin. Dy muaj më parë persona ende të paidentifikuar, kanë tentuar që t’i djegin dyqanin e tij.
Ndonëse policia është duke bërë hetimet mbi këtë rast, vet stilisti i njohur kërkon nga autoritetet kompetente të zbardhin rastin.
Ramadani ka thënë:
Ne jemi artistë e jemi punëtorë në shërbim të qytetarëve, shtetit i paguajmë tatimet dhe andaj kërkoj që të zbardhet rasti sa më shpejtë”.
KOHA JONË SONDAZH

