Ashley Graham pozon për revistën “Vogue”
Modelja e njohur Ashley Graham është ylli i ri i “Vogue Italian” dhe atë në pamje të shkëlqyeshme. Revista italiane, e njohur nga editorialet me manekine, vendosi të editojë fotografitë reale të bukuroshes Ashley pa programin e njohur “Photoshop”. Ashley, e cila aktivisht udhëheq fushatën e ngritjes së vetëdijes për bukurinë e trupit femëror në të gjitha format, me të vërtetë e ka pranuar mundësinë që edhe një herë të provojë se gruaja nuk duhet të jetë e përkryer që të jetë atraktive dhe e dëshirueshme. Ajo në fotografitë bardh e zi pozon me rroba të brendshme. Fotografitë janë publikuar në Instagramin e saj, ku fansa të shumtë janë entuziazmuar me pamjen e saj.
https://www.instagram.com/p/BcXZlzcn4dl/
https://www.instagram.com/p/BcXZSuqn19D/
https://www.instagram.com/p/BcXYo7aHFK7/
https://www.instagram.com/p/BcXAzEWHbJV/
https://www.instagram.com/p/BcXAlVoHfE4/