“Asnjëherë, askush nuk do të dojë më shumë se mami”, Elvana Gjata uron publikisht nënën e saj dhe zbulon…

Pas shpërthimit të pandemisë së COVID-19 dhe izolimit të qytetarëve si pasojë e përhapjes së virusit, mjekët dhe infermierët ishin ato që u përballën të parët me personat e infektuar.

Të shumtë kanë qenë personazhet publike që kanë falenderuar më mënyrën e tyre mjekët dhe infermierët në vijën e parë të luftës. Ndërkaq këngëtarja Elvana Gjata ka falenderuar publikisht mamanë e saj dhe ka zbuluar se ajo është infermiere dhe po ‘lufton ‘ kundër koronavirusit.

“Asnjëherë, askush nuk do të dojë ty më shumë se mamaja jote! Falenderim dhe perulje per te gjithe doktoret dhe infermierët per gjithcka qe kane bere dhe bejne ende per ne në keto kohe te veshtira..
Heronje te vertete! Donika!”- shkruan Elvana.

SHKARKO APP