Astrit Patozi emërohet administrator i A2 CNN

Astrit Patozi do të jetë administratori i ri i televizionit A2CNN. Bordi drejtues i kompanisë Gener 2 ka vendosur të emërojë Astrit Patozin, një figurë të njohur në fushën e gazetarisë së shkruar dhe me përvojë të pasur në politikë, si drejtues, partnerit ekskluziv të CNN në Shqipëri.

Ky emërim vjen me qëllimin për të zgjeruar rrjetin e transmetimit, si dhe për të fuqizuar pozicionin e televizionit A2 në tregun mediatik shqiptar.

Patozi, i cili ka shërbyer si kryeredaktor i Gazetës Albania dhe Gazetës RD, rikthehet në media me një rol ekzekutiv pas një periudhe të gjatë të angazhimit në politikë. Astrit Patozi do të zëvendësojë Andri Kasnecin.

SHKARKO APP