Asya Gashi merr mbështetje nga ylli i njohur turk, Serdar Ortac
Asya Gashi është këngëtarja e vetme shqiptare me origjinë nga Kosova e cila po e përfaqëson denjësisht Kosovën në Turqi. Sukseset e saj nuk kanë të ndalur, këtë e dëshmon edhe mbështetja e fundit nga ylli i muzikës turke të zhanrit pop Serdar Ortac. Ai ia ka besuar hitin e tij dansoz këngëtares Asya Gashi.

Asya Gashi në tregun Turk njihet si një artiste shumë e talentuar e cila me këngën e parë arriti një sukses të madh në Turqi e cila u prit shumë mirë nga audienca e gjërë turke dhe shqiptare.
Kënga e saj e parë e titulluar Riya ka marr miliona klikime në Youtube e cila poashtu është vlerësuar nga artistë të mëdhenjë si një këngë e kompletuar. Kjo këngë u lansua edhe në stadiumin e Galatasaray i cili është tashmë është edhe kampion i Turqisë në Futboll. Kënga mori vemendjen e gjitha mediave dhe u përkrah nga futbollisti i njohur Muslera.
Tani Asya është pjesë e gjitha mediave turke të cilat thonë se Serdar Ortac dhe Asya Gashi do e rikthejnë në duet këngën Dansoz më fuqishëm se kurrë.
KOHA JONË SONDAZH

