Aurela Gaçe dedikim personit të shtrenjtë: Të kam larg e s’të përqafoj dot
Këngëtarja shqiptare, Aurela Gaçe ka folur gjithmonë për marrëdhënien e ngushtë me motrën e saj, Blertën, ku kjo e fundit jeton në New York dhe po merret me aktrim.
Ditën e sotme, Blerta ka festuar ditëlindjen dhe një nga urimet më të veçanta normalisht që do të ishte ai i këngëtares së famshme.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Aurela ka shprehur se ndihet mjaft krenare për të motrën dhe i ka uruar edhe 100 vite të lumtura.
E falenderoj Zotin që të solli në jetën time si dhuratë shumë të çmuar… Nuk doja të bëja hartime këtu në rrjetet sociale, por sot ti ke ditëlindjen e je kaq larg me kilometra ☹ e motra s’të përqafon dot .
Dua ta dinë të gjithë se ndihem me fat që kam një motër si ty.
Gëzuar motra ime, pusha ime ( Dikur mendoja se ishe edhe bebja ime, sepse ashtu sillesha me ty, sikur isha mami, duke të mbrojtur edhe kur s’ishte nevoja) .
Sot ti s’ke më nevojë për mbrojtje, sepse u rrite e punon shumë për të arritur qëllimet e tua… e mua ,paçka se s’ta them shpesh , me behet zemra mal. Më bën të ndjej krenari . .
Edhe pse je larg, dashuria ime vjen atje ku je ti me energji
KOHA JONË SONDAZH

