Aurela Gaçe: Lashë Amerikën për…
Sapo përmend emrin e këngëtares Aurela Gaçe, menjëherë të vjen në mendje një figurë shpërthyese në skenë me një energji të pashtershme dhe një dëshirë për të kënaqur sa më shumë publikun e saj besnik, që tashmë prej vitesh e ndjek hap pas hapi në karrierë.
Ajo së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin Express Rozë, ku ka zbuluar shumë çka nga jeta e saj.
Ndër të tjera, këngëtarja e njohur ka treguar se e ka lënë Amerikën për të jetuar në Shqipëri me djalin që ka tani për bashkëshort.
“Pse u ktheva në Shqipëri? Shumë thjeshtë, rashë në dashuri dhe erdha këtu. Në Amerikë nuk mund të shpërnguleshim të dy, kështu që erdha unë këtu. Më pas erdhi në jetë vajza e parë”, ka thënë Gaçe.