Ava Max arrin një milion ndjekës në Instagram
Artistja me prejardhje shqiptare, Ava Max, çdo ditë e më shumë po ngjitet drejt majave të suksesit në tregun ndërkombëtar të muzikës. Këngët e saj janë pëlqyer shumë këtë vit dhe kanë shënuar shifra të larta klikimesh në Spotify dhe YouTube.
Ajo po ashtu është fituese e dy çmimeve shumë të rëndësishme sivjet: “Artistja e re më e mirë” në MTV Europe Music Awards dhe “Këngëtarja më e mirë ndërkombëtare” në Los40 Music Awards.
Ava Max, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Ava Koci, ka krijuar tashmë një numër të madh ndjekësish edhe në rrjetet sociale. Të enjten e datës 28 nëntor, pikërisht në ditën kur shteti i saj amë feston shpalljen e pavarësisë, këngëtarja arriti shifrën e një milion ndjekësve.