Avril Lavigne fansave: Jam keq, lutuni për mua

“Nuk jam mirë, kam probleme me shëndetin. Ju lutem, lutuni për mua”. Janë këto fjalët e shkruara nga këngëtarja Avril Lavigne në profilin e saj në Twitter, fjalë të cilat shqetësuan fansat e saj. Këngëtarja nuk është parë më në publik që prej muajit shtator, pasi u shfaq tejet e lodhur. Më tej ajo shkruan sërish, por pa dhënë shumë detaje për sëmundjen që ka, “Jam keq, sepse nuk munda t’u thoja fansave të mi, se çfarë po ndodhte me mua dhe t’ju shpjegoja arsyen se pse nuk kam dalë në publik”. Megjithatë, pavarësisht pyetjeve dhe shqetësimit të fansave, këngëtarja kanadeze nuk ka informuar lidhur me problemet shëndetësore të saj.

SHKARKO APP