Baba në moshën 80-vjeçare, Robert De Niro flet i emocionuar për të bijën

Robert De Niro ka shprehur “lumturinë” e tij pas ardhjes në jetë të fëmijës së tij të shtatë. Aktori dhe e dashura e tij, Tiffany Chen u bënë prindër të një vajze, Gia në muajin prill. “Ajo është një bebe e adhurueshme. Kaq e ëmbël”, tha 80-vjeçari në një intervistë me People.

“Kur e shoh, çdo gjë tjetër zhduket. Kështu që është lumturi dhe çlirim i madh që thjesht të jem me të”. Aktori i “The Godfather Part II” shtoi se kur ai dhe familja e tij “mund të jenë të gjithë bashkë” është “gjithçka” për të.

De Niro tregoi edhe si e kanë pritur fëmijët e tij të tjerë ardhjen e motrës së vogël. “Të gjithë lënë kokën pas saj. Madje edhe nipërit. Ajo është tezja dhe halla e tyre dhe ata janë thuajse adoleshentë”.

SHKARKO APP