Baba për herë të dytë! Neymar ndan lajmin e bukur me fansat
Neymar Jr do të bëhet baba sërish.
Lajmin e bëri me dije vetë ylli brazilian dhe partnerja e tij, modelja Bruna Biancardi nëpërmjet këtyre fotove të bukura në Instagram.
“Ne ëndërrojmë për jetën tënde dhe po planifikojmë ardhjen tënde në jetë duke e ditur se lindja do ta kompletojë e bëjë më të lumtur jetën tonë”-shkruhet në postimin e tyre.
Neymar është baba edhe i një djali 11-vjeçar të quajtur Davi Lucca të cilin e ka sjellë në jetë ish e dashura e tij Carolina Dantas në kohën kur sulmuesi ishte vetëm 19 vjeç.
View this post on Instagram