Baba që 21-vjeç, moderatori i njohur: Jemi ndarë, ajo jeton me djalin

Meriton Mjekiqi, moderator i njohur nga Kosova, ka qenë i ftuar te “Rudina” ditën e djeshme. Ai ka folur rreth jetës prefesionale dhe asaj private duke qenë se është edhe baba. I pyetur për jetën personale në lidhje me bashkëshorten, moderatori rrëfeu se është ndarë nga nëna e djalit të tij dhe se ajo jeton në Austri së bashku me vogëlushin.

Gjatë intervistës ai u shpreh se me Egestën (të ëmen e djalit), se nuk ka qenë i martuar dhe se djali ka ardhur në jetë si fryt i dashurisë që kanë pasur me njëri-tjerin. Pavarësisht se është ndarë me të, ai tregon se ajo është një nënë shumë e përkushtuar dhe se marrëdhëniet mes tyre janë të mira e se shpesh herë ai udhëton drejt Austrisë për të takuar djalin.

“S’kemi bërë asnjëherë martesë me Egestën. Në fakt si djalë i ri, që dashurohet, ditët e rinisë tonë. Jam njohur dhe kemi patur një lidhje të gjatë, si rrjedhë e dashurisë tonë ka ardhur edhe virtyti jonë më i bukur në jetë, Loari. Ka vazhduar, një kohë kemi qenë bashkë, por kështu, tani Loari qëndron me mamin e tij”.

SHKARKO APP