Babai i Duas, Dukagjin Lipa kundër “Open Balkan”: Përpjekja për të qenë “të hapur”, na kushtoi 50 vite ndarje
Aktualitet Showbiz E Diel, 3 Korrik 2022 11:03
Babai i këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, Dukagjin Lipa ka dalë kundër nismës rajonale “Open Balkan”. Ai ka shkruar në Twitter se njerëzit po harrojnë, duke kujtuar se përpjekja për të qenë “të hapur”, shqiptarëve u kushtoi 50 vite ndarje. Postimin e mbyll me hashtagun: “Kurrë më”.