Babai i Meghan Markle thotë se i ka dërguar lule për datëlindje
Edhe pse në ‘”luftë” prej vitesh, babai i Meghan Markle kërkon paqe, pasi i ka dërguar lule Dukeshës në ditëlindjen e saj të 40 -të.
Thomas Markle tha për “TMZ”, se ai i dërgoi Dukeshës së Sussex një tufë tëmadhe me trëndafila të kuq me dy trëndafila të verdhë në mes për të simbolizuar atë dhe dy fëmijët e Princit Harry: Archie dhe Lilibet.
Thomas pohoi se vajza e tij ende nuk e ka pranuar këtë veprim. Interesimi për nipin e mbesën erdhi nga dëshira e tij për t’i takuar ata personalisht një ditë. Markle nuk ruan marrëdhënie të mira me babanë e tij prej disa vitesh.