“Bad Boys”, shqiptari kundër Will Smith e Martin Lawrence

Një shqiptar do të jetë antagonisti në filmin e ardhshëm të “Bad Boys”. Seria e mirënjohur e filmave aksion do të rikthejë në ekran aktorët Uill Smith dhe Martin Lorens, të cilët edhe njëherë do të bëhen bashkë për të hetuar çështjen e rradhës. Nuk dihet ende përse është përzgjedhur një antagonist shqiptar për produksionin e famshëm amerikan, por duket se gjithçka do të mbetet për t’u zbuluar kur filmi të shfaqet në ekranet e mëdha e të vogla.

Kërcënimi i një shqiptari do të bëjë sërish bashkë Will Smith dhe Martin Lawrence në serinë e mirënjohur të filmave aksion-komedi “Bad Boys”. Aktorët do të rikthehen në rolet e dy detektivëve të dashur Mike Lowery dhe Marcus Burnett.

Është pikërisht plani për hakmarrje i një mercenari shqiptar ndaj Mike dhe Marcus ajo që ribashkon dy ish-partnerët e vjetër të cilët ky film i ri do t’i gjejë të ndarë; Lowery vijon punën si detektiv në Policinë e Majemit të cilit i është caktuar një partner i ri, ndërsa Burnett prej vitesh punon si hetues privat. Të dy do të duhet të punojnë së bashku për të mposhtur shqiptarin i cili i kërcënon me vdekje për vrasjen e vëllait të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk dihet ende përse për filmin e tretë të serisë është përzgjedhur që personazhi antagonist të jetë një shqiptar, pasi në dy filmat e mëparshëm nuk është përmendur një kërcënim i tillë. Duket se gjithçka do të mbetet për t’u parë me publikimin e filmit, ndërkohë që mediat raportojnë se produksioni për Bad Boys 3 do të fillojë në vjeshtë, me një buxhet prej 100 milionë dollarësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?