“Bad Boys”, shqiptari kundër Will Smith e Martin Lawrence

Një shqiptar do të jetë antagonisti në filmin e ardhshëm të “Bad Boys”. Seria e mirënjohur e filmave aksion do të rikthejë në ekran aktorët Uill Smith dhe Martin Lorens, të cilët edhe njëherë do të bëhen bashkë për të hetuar çështjen e rradhës. Nuk dihet ende përse është përzgjedhur një antagonist shqiptar për produksionin e famshëm amerikan, por duket se gjithçka do të mbetet për t’u zbuluar kur filmi të shfaqet në ekranet e mëdha e të vogla. Kërcënimi i një shqiptari do të bëjë sërish bashkë Will Smith dhe Martin Lawrence në serinë e mirënjohur të filmave aksion-komedi “Bad Boys”. Aktorët do të rikthehen në rolet e dy detektivëve të dashur Mike Lowery dhe Marcus Burnett. Është pikërisht plani për hakmarrje i një mercenari shqiptar ndaj Mike dhe Marcus ajo që ribashkon dy ish-partnerët e vjetër të cilët ky film i ri do t’i gjejë të ndarë; Lowery vijon punën si detektiv në Policinë e Majemit të cilit i është caktuar një partner i ri, ndërsa Burnett prej vitesh punon si hetues privat. Të dy do të duhet të punojnë së bashku për të mposhtur shqiptarin i cili i kërcënon me vdekje për vrasjen e vëllait të tij. Nuk dihet ende përse për filmin e tretë të serisë është përzgjedhur që personazhi antagonist të jetë një shqiptar, pasi në dy filmat e mëparshëm nuk është përmendur një kërcënim i tillë. Duket se gjithçka do të mbetet për t’u parë me publikimin e filmit, ndërkohë që mediat raportojnë se produksioni për Bad Boys 3 do të fillojë në vjeshtë, me një buxhet prej 100 milionë dollarësh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?