Balerini i famshëm: Si ndikojnë largimet nga shtëpia në martesë dhe karriera e vajzës sonë 13-vjeçare

Balerini i famshëm Shqiptar Ilir Shaqiri ka folur në një intervistë për “Panorama Plus”, për jetën e tij profesionale ashtu edhe atë private. Së fundmi Shaqirin e shihni çdo të premte në emisionin e kërcimit “Dancing with the stars”.

Tre muaj spektakël, ti udhëton mes Shqipërisë dhe Italisë. Të ka sjellë probleme në martesë?

Jo, aspak. Jemi mësuar dhe puna jonë është përherë në lëvizje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, në rrugën e baletit, pra, artit, keni përfshirë vajzën tuaj, Emily. Si e projektoni të ardhmen e saj, si kush personazh i njohur në botë mund të bëhet nesër?

Swiss Digital Mobile Reklama

Emily është 13 vjeç tashmë dhe unë jam shumë krenar sesi rritet dhe për sukseset që ka në rrugën e artit. Sapo fitoi një kontratë me Giochi Preziosi për një projekt aziatik, që do prodhohet në Europë, në disa gjuhë. Është një serial televiziv i tri vajzave që kërcejnë e këndojnë në një botë reale virtuale. Më tepër s’mund të them, për arsye copy-right. Por shumë shpejt do të shikoni çfarë projekti kolosal është. Emily do të jetë, shpresoj, një artiste e kompletuar dhe unike dhe nuk dua ta krahasoj me asnjë.

Kur vitet ikin, për një balerin është më e dhimbshme se për të tjerët. Ju si e superoni idenë e kohës që kalon?

Thjesht duke vazhduar profesionin e jetës sime, punë që e pasqyroj në official fan page-n tim, Ilir Shaqiri në “Facebook” dhe “Instagram”-in ilir_shaqiri.

Jap master stage, evente, konkurse e koreografi në gjithë Italinë dhe rigjenerohem mes brezave dhe talenteve që kanë dëshirë të jenë ok, në këtë art unik dhe shumë të vështirë. Për një artist që adhuron punën e vet, nuk ka kohë dhe moshë që mos të ketë sens, ose të jetë e rëndomtë. /PANORAMA PLUS

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?