Banorët e BBVK3/ Dikush humbi 20 mijë, një tjetër fitoi 50 mijë ndjekës në Instagram

Banorët e ”Big Brother Kosova Vip 3” duket se kanë pësuar ndryshime të mëdha në rrjete sociale. Në Klan Kosova kanë analizuar dhe kanë sjellë statistika rreth asaj se si qëndrojnë konkurrentët me rrjete sociale.

Banori që ka fituar më shumë ndjekës është Drilon Rama, kurse banorja që humbi më shumë është Rovena Stefa. “Driloni ka më së shumti rritje, diku rreth 50 mijë ndjekës i janë shtuar, Arioni ka pasur një rritje, rreth dhjetë mijë. Rezarti kishte 142 mijë, i fitoi rreth shtatë mijë”, thonë gazetarët gjatë analizës.

“Kevini ka pasur një rritje, rreth dhjetë mijë. Bay T, rreth 30 mijë i ka fituar. Leo ka hyrë me një milion dhe tani po ashtu ka një milion. Lela i ka pasur rreth 10 mijë, ka fituar më shumë se 30 mijë. Gjesti ka fituar 13 mijë”, thanë ata ndër të tjerash.

 

SHKARKO APP