Banorët e ”Big Brother” mësojnë për sulmin terrorist mbi Top Channel, Arbana: Jemi në ditë zie

Sonte Prime në ”Big Brother Albania Vip 2” nisi ndryshe për herë të parë. Në studio nuk ka publik, pa ish-banorë dhe pa muzikë. Arbana e nisi me një monolog mbi atë që tronditi opinionin publik shqiptar pas sulmit terrorist ndaj Top Channel.

”Sot nuk kemi dot spektakël”,-u shpreh Arbana në nisje të emisionit në këtë moment të vështirë. Moderatorja theksoi se media Top Channel është në zi dhe se do të jetë në dorën e banorëve që të vendosin për rrugëtimin e tyre.

“Është detyra jonë të ndajmë me ta se çfarë ka ndodhur dhe të kërkojmë prej tyre të reflektojmë e të marrin një vendim nëse do ta vazhdojnë apo jo këtë rrugëtim. Nuk është e thjeshtë të ndash lajme të këqija por është një nga momentet më të vështira, ndjejmë se është e domosdoshme kështu ne sot, jemi gati t’a themi banorëve atë çfarë ka ndodhur dhe bashkë me Arbrin e Zhaklinën të shpresojmë që ata të vendosin të vazhdojnë këtë rrugëtim”,-tha Arbana. E me pas sqaroi se çfarë ka  ndodhur në Top Channel.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?