Banorja vip bën kërkesën e çuditshme në BBV: Dua një prezervativ
Në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip” po llogaritej buxheti i javës dhe çfarë do t ëblinin banorët dhe një kërkesë e çuditshme i ka bërë të gjithë të shohin njeri-tjetrin të habitur.
Teksa Fifi pyeste nëse kishin ndonjë kërkesë të veçantë apo dëshirë specifike, Antonela Berisha ka thënë me qetësi se ajo donte një prezervativ. Me buxhetin që ata kanë fituar ata janë të lirë të zgjedhin çfarë të duan, por kërkesa e Antonelës i ka lënë të gjithë të habitur.
“A e di çfarë dua unë? Dua një prezervativ”, ka thënë ajo. Banorët e panë çuditshëm, e cila më pas ka thënë më të qeshur se po i ngacmonte pasi ajo këtë javë nuk kishte fare buxhet ndaj nuk kishte as dëshira.