Barack dhe Michelle Obama urojnë Diana Ross për çmimin në AMA 2017

Diana Ross të dielën është shpërblyer me çmimin për arritje jetësore në American Music Awards 2017 që u mbajt në Los Anxhelos, por disa fjalë të bukura nga Barack dhe Michelle Obama ishin qershia mbi tortë.

Çifti Obama bëri një paraqitje të shkurtër në një video para se Ross të dilte në skenë për të kënduar disa nga hitet e saj më të mëdha, përcjellë KultPlus. Ata u shfaqën të ulur së bashku në një klip 30 sekondash përmes të cilit shprehen dashurinë për Diana Ross dhe muzikën e saj.

“Njerëzit që i përkasin moshës 8 deri në 80 vjeç, e njohin çdo fjalë të këngëve të Diana Ross dhe puna e saj artistike rezonon me njerëzit e çdo race, sfondi dhe fushë të jetës”, tha Michelle. “Dhe sot zëri i saj është ende i pastër, bukuria e saj është e pamohueshme”, shtoi tutje Michelle.

Barak Obama shtoi se ata ende e dëgjojnë Dianën në shtëpinë e tyre, prandaj ai edhe i dha Medaljen Presidenciale të Lirisë vitin e kaluar. “Por, kjo gjithashtu është një arritje e madhe,” tha ai me një buzëqeshje.

“Diana Ross, urime dhe të duam”, përfundoi Michelle.

SHKARKO APP