Basha uron Dua Lipën: Je krenaria jonë, gjithë Shqipëria është më ty

Sigurisht që 6-të nominimet e Dua Lipës për çmimet më të rëndësishme në botën muzikore si ato tek ”Grammy Awards 2021”, nuk kanë kaluar edhe pa vëmendjen e politikës në vend.

Dua Lipa ka marrë edhe një urim nga kryedemokrati Lulzim Basha. Ai e quan Duan divë shqiptare dhe tha se ajo është krenari për të gjithë shqiptarët.

“Urime divës shqiptare @dualipa për 6 nominimet #Grammy, përfshirë Albumin e vitit dhe Këngën e vitit! Je krenaria jonë, gjithë Shqipëria është me ty!”,-shkruan Basha.

SHKARKO APP