Bashkëpunimi Flori dhe Albani po del si lojë
Në këtë ”lum” me këngë të reja, nga mesi i korrikut u tha se artistët Alban Skënderaj dhe Flori Mumajesi, do të sillnin në një datë të pacaktuar bashkëpunimin e tyre të parë, i cili për fat të keq mund të jetë thjesht një lojë. Në një intervistë për ”Edicioni Veror” në ABC News, Albani tha ”Ne jemi miq shumë të mirë, që ndër vite ndoshta nuk na ka lidhur shumë puna bashkë, por ato pak herë që jemi takuar kemi kaluar mirë”.
I pyetur nëse ka ndonjë këngë, këngëtari u përgjigj se ëhtë sfidë e madhe se ata janë rivalë në fund të ditës. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia e një bashkëpunimi.
”Nuk do thoja se ka një këngë, por ka një lojë do thoja unë. Është një lojë do thoja unë që duket se është hapur dhe nuk e di deri ku do shkojë. A do kurorëzohet me një këngë? Nuk e di! Duhet të pyesni Florin. Është sfidë e madhe se ne jemi rivalë në fund të ditës (qesh). Jo, se bëj shaka. Ky rivaliteti i famshëm midis meje dhe Florit, që realisht nuk ekziston, por neve na pëlqen shumë se si e shohin njerëzit si lojë dhe duam t’i hedhim pak benzinë zjarrit”.