Bashkëshortja e Arian Çanit flet për herë të parë në ekran për partnerin dhe vajzën (Video)
Ditën e djeshme e ftuar në emisionin e pasdites “Rudina” ishte e ftuar dentistja-pediatre Enida Petro, e cila është bashkëshortja e Arian Çanit.
Ajo foli rreth kujdesit që duhet të kenë fëmijët për dhëmbët e tyre, ndërsa Rudina përmendi në studio faktin që dentistja është bashkëshortja e Çanit.
Ata janë prindër të dy fëmijëve, një djali dhe një vajze.
Vajzën e tyre Çani e prezantoi disa javë më parë në “Zonë e lirë”, ndërsa këtë moment Rudina e vendosi në ekran gjatë emisionit.
Enida tha se Çani ia ka trashëguar edhe vajzës pasionin për teatrin.
“Vajzës së vogël mund të mos i kenë rënë të gjitha dhëmbët, por e kemi parë në televizor. E kemi parë të premten mbrëma.
Ja kjo është vajza e Enidës. E lidhni dot këtë moment? Jemi një familje. Enida Petro është bashkëshortja e Arian Çanit. E japim sot në fund sepse sot folëm për një fushë krejtësisht tjetër. Urime dhe për vajzën sepse kishte filluar të merrej me teatër. Kam përshtypjen pasionet e Arianit?”- tha Rudina.
“Po, pasionet e Arianit”- konfirmoi bashkëshortja e Çanit.