BBC shkruan për Arilena Arën: Eurovizioni s’ka kuptim pa baladën e saj
BBC i ka dedikuar një artikull Eurovizionit të këtij vitit, duke renditur këngët pretendente për të fituar në Eurosong 2020. Mes tyre është përmendur dhe këngëtarja shqiptare, Arilena Ara, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Shaj”. Balada e Arës është rënditur në Top pesëshen më të preferuar nga BBC, dhe është cilësuar si pretendente për të fituar. BBC e përshkruan këngëtaren shqiptare si një nga yjet më të mëdha ne Shqipëri, duke përmendur këtu dhe këngën e saj që bëri jehonë ndërkombëtarisht, “Nëntori”.
Shkrimi për Arilena Arën
Eurovizion nuk do të ishte Eurovizion pa një baladë, preferueshëm kënduar me volum maksimal nga një vajzë me shumë flokë. Në atë drejtim, Arilena Ara është e duhura. Kënga e saj fjalë për fjalë nënkupton “ulërimë” dhe ajo e këndon në notat e larta me gjithë hollësinë e një borie në një ashensor.
Por kënga është ndërtuar me zgjuarsi rreth atyre momenteve të mëdha, duke u zbërthyer në një seksion vargu të qetë në pjesën e mesit, përpara se të shpërthejë në momentin final.
Arilena ka përvojë edhe ta tërheqë atë. Që kur fitoi “The X Factor Albania” në vitin 2013, ajo është bërë një nga yjet më të mëdha të vendit, me më shumë se 1.1 milion ndjekës në Instagram.
Kënga e saj “Nentori” ka qenë gjithashtu një hit në Rusi dhe në Rumani, që do të thotë se ajo do të jetë e njohur për votuesit atje. A mund ta mundë James Newman, Arilenën? Jo. “Shaj” është e preferuara e hershme në mesin e vëzhguesve të Eurovision, dhe duket e pozicionuar në pesë vendet e para.