BBVK3, Kevini flet për debatin e bujshëm me Xuxin: Më preku në fytyrë
Në mesnatë situata në ”Big Brother Kosova Vip 3” nuk ka qenë aspak e qetë. Kevini ka folur me banorët lidhur me debatin e bujshëm që pati me Xuxin mbrëmë pas ‘prime-it’, për çka edhe thuhet se u ndalua transmetimi i drejtpërdrejtë. Ai thoshte se Xuxi i ka dy anë të personalitetit, duke pohuar se herë është i mirë dhe herë i pasjellshëm.
”Së pari unë nuk jam viktimizu, se kisha bo drama, veç kam qenë korrekt, kështu ashtu ka ndodhë dhe askush nuk mund të ma prekë fytyrën. Dhe sot kom mendu që kam me më kërku falje, por se ka bërë një gjë të tillë”, thoshte ai për Xuxin.
“Kom mendu që më kërkon falje, ‘Kevin më falë për dje si më i moshuar’, por më ka thënë se po viktimizohem dhe gjithashtu më ngacmoi për Anën”, u shpreh ai tutje gjatë një bisede me banorët. Ende nuk dihet se çfarë ka ngjarë gjatë natës, dhe në çfarë shkalle ka eskaluar debati i tyre.